TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur disa nga ministrat dhe ish-Presidentët që ndodheshin në ceremoninë i inaugurimit të Ilir Metës si Presidenti i ri i vendit, ndërsa kishte shkuar sërish me atlete.

Mes tyre ka qenë edhe paraardhësi i tij Sali Berisha. Pikërisht atletet e kryeministrit kanë qenë në vëmendje edhe të Berishës, që nuk e ka shmangur një batutë të rastit që i ka bërë të gjithë të qeshin. “BalkanWeb” ka mësuar nga politikanët që ndodheshin aty pranë dialogun e shkurtër dhe batutat që Rama e Berisha shkëmbyen me njëri-tjetrin.

Ndërsa shkonte pranë ministrave, Rama u vendos një shkallë poshtë Berishës dhe e thirri: “Sali…o Sali…!”. Por Berisha nuk iu përgjigj.

Rama: “Sali, o Sali!”. (Ministrat përqark nuk reagojnë, në pritje të aktit në vijim).

Më pas Berisha i thotë Ramës: “Po ti nuk paske gjetur nallane për sot?”.

Rama: Do vijë koha edhe për nallane…ngadalë-ngadalë. Po ti përgjigju kur të thërrasin.

Berisha: T’u përgjigja.

Rama: Po kur të thërras emrin përgjigju, thuaj si je?

Berisha-Rama

Edhe Rama po ashtu i është bashkuar të pranishmëve duke e marrë me sportivitet reagimin e Berishës.
Kujtojmë se atletet janë bërë objekt i vëmendjes edhe në samitin e Triestes, ku Rama binte në sy me të mbathurat e tij të bardha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: