KORCE- Me të rinjtë e Korçës, të cilët votojnë për herë të parë, kryeministri Rama nuk i kurseu batutat. Pasi tregoi arsyet pse dështuan negociatat e mbrëmshme në prani të negociatorëve të BE-së, Rama u tregua i hapur me ta duke iu përmendur të gjitha lëshimet që i kishte bërë kryeopozitarit, por siç tha, pavarësisht të gjithash, “kur shkova për dialog, gjeta një tavolinë plot më të huaj”.

Përmes këshillave për të votuar PS-në në 18 qershor, kryeministri “ngacmoi” sërish Bashën.

“Ju të gjithë së bashku të hapni krahët, ne s’kishim kë përqafonim mbrëmë se nuk na erdhi Luli. Ju përqafoni shokë e shoqe që besojnë tek PD dhe thojini hajde se ti ke vend në Shqipërinë që duam. Ti që je jashtë çadrës ke arsye njësoj si ne, të luftojmë së bashku për të bërë drejtësi”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb