FIER- Kreu i qeverisë mes humorit dhe batutave pohoi nga Fieri, ku ishte në një takim me gratë socialiste, se sot kishte marrë shumë përqafime dhe puthje të cilat i kishin dhënë energji pozitive.

“Dua të falënderoj ato gjyshe, mezi arrita gjallë nga rruga, pasi më kanë përqafuar dhe puthur, sa më kanë dhënë energji dyfish për këtë betejë”, tha Rama. Nga ana tjetër ai kujtoi dhe një shprehje të kandidatit për deputet në këtë qark, Gramoz Ruçi.

“Falenderoj dhe vajzat që kanë ardhur në këtë takim për herë të parë, se siç thotë dhe Gramozi: ‘Hera e parë është më e bukura’. Kështu thotë Gramozi. Ndaj të votosh për herë të parë në 25 qershor është moment i paharrueshëm”, nënvizoi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: