Skuadra torineze e Juventusit tashmë duhet t’i hedhë sytë diku tjetër pasi talenti francez i ekipit të Lyon, Corentin Tolisso, është zyrtarisht një lojtar i Bayern Mynchen.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman me një status në “twitter” ku njofton se kanë arritur një marrëveshje me 22-vjeçarin për 5-së vitet e ardhshme, raporton “goal.com”.

Corentin së bashku me francezin tjetër, Laccazzete, ishin lojtarët më të dalluar këtë sezon tek Lyon. Për klubin e “Ligue 1”, Tolisso ka zhvilluar 160 ndeshje, ndërsa ka shënuar 29 herë, 10 në sezonin e fundit.

Siç është konfirmuar edhe nga vetë francezët, Bayer Mynchen për të siguruar shërbimet e mesfushorit kanë paguar 41.5 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb