BRUKSEL- Zëdhënësja e shefes për Politika të Jashtme të BE-së, Maja Kocijancic, ka thënë se BE-ja në mënyrë konstante kërkon që marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të zbatohen në tërësi.

“Çdo sugjerim se marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit po korrigjohen është jashtë realitetit dhe një pjesëz e fabrikuar e keqinformimit”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve Beta.

Kocijancic është pyetur rreth qëndrimit të BE-së lidhur me deklaratën e drejtorit të zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç se Serbia do ta konsideronte ndërrimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd, në mënyrë të njëanshme, si tërësisht të papranueshme.

Gjuriçi ka dhënë këtë deklaratë si reagim ndaj një deklarate të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini rreth Asociacionit të Komunave Serbe, gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Ajo për këtë marrëveshje tha se “Asociacioni nuk do të jetë një strukturë paralele qeveritare, e as që do ta vë në mëdyshje integritetin territorial të Kosovës”./kosovapress/
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: