BRUKSEL- Kryenegociatori evropian për Brexit, Michel Barnier, i kërkoi sot Londrës për “sqaruar” qëndrimet e saj në lidhje me faturën e divorcit dhe të drejtat e shtetasve të saj, pas katër ditë negociatash në Bruksel.

“Raundi i parë ishte ai i organizimit, këtë javë ka qenë koha e prezantimit. Raundi i tretë duhet të jetë ai i sqarimit”, u shpreh Barnier gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun britanik, David Davis. Dhe si masë paraprake, ne avancojmë më mirë nëse pozicionet tona respektive janë të qarta.

Në përgjigje, Davis përmendi bisedime të qëndrueshme por konstruktive. Ka ende shumë çështje për të diskutuar”, pohoi ai. Në fazën përfundimtare arritja e një zgjidhje do të kërkojë fleksibilitetin e dy palëve.

Dy negociatorët më pas zhvilluan një drekë pune në ambasadën e Britanisë së Madhe në BE, në territorin britanik, në formën e një gjesti simbolik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: