SERBI– Zëdhënësja e Komisioneres së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, Maja Kocijancic ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga marrëdhëniet me Kosovën si dhe reformat.

Gjatë një prononcimi për median serbe ‘Tanjug’, Kocijancic theksoi se BE-ja do të punojë me Serbinë për një proces të fortë dhe të shpejtë të anëtarësimit.

“BE-ja është e angazhuar fort për qëllimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE. Pozitivisht ne e kuptojmë përpjekjen e Serbisë dhe ne do të punojmë së bashku për të forcuar dhe për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit”, ka thënë Kocijancic.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: