Bayern Mynchen ka arritur marrëveshjen me Real Madrid për transferimin e James Rodriguez në “Allianz Arena”. Vetë klubi gjerman në faqen e zyrtare ka njoftuar se ka arritur të transferojë kolumbianin nga skuadra 12 herë kampione e Europës.

Kalimi i Rodriguez te Bayern është në formë huazimi me detyrim blerjeje pas dy sezonesh, teksa në verën e 2019-s gjermanët duhet të derdhin në arkat e spanjollëve plot 60 milionë euro.

James do të bashkohet te Bayern sërish me trajnerin Ançeloti, nën drejtimin e të cilit shprehu më të mirën e tij me fanellën e Realit. Ai do të përfitojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

Një afrohet dhe një tjetër duhet të largohet.
maxresdefault
Sipas mediave italiane Beppe Marotta ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë për të mbyllur detajet e fundit për transferimin e anësorit brazilian Dauglas Costa.
Futbollisti i cili sezonin e fundit mbeti i pakënaqur me minutat e pakta në dispozicion pritet t’i bashkohet Juventusit për shifrën e 46 mln eurove.

Sipas “Tutto Sport” drejtori sportiv i Juves do kthehet po sot në Itali ku do të jetë i shoqëruar nga futbollisti 26-vjeçar. Costa do t’i nënshtrohet nesër vizitave mjekësore për t’u cilësuar më pas zyrtarisht si pjesë e “zonjës së vjetër”.

Si fillim do paguhen 6 mln euro për huazimin, ndërsa në fund të sezonnit do derdhet në arkat e Bayern edhe pjesa tjetër e parave, 40 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb