Gjërat personale të Princeshës së ndjerë Diana, janë parë shumë pak nga publiku, mirëpo koleksionet e saj muzikore dhe këpucët e baletit do të shfaqen para publikut gjatë kësaj vere në Pallatin Buckingham të Londrës.

Me këtë rast do të shënohet 20 vjetori i vdekjes së saj. Disa nga objektet që do të prezantohen janë zgjedhur nga djemtë e saj, princi William dhe ai Harry, “për të reflektuar përkushtimin e nënës së saj në detyrë dhe për të treguar kujtimet e tyre personale për të”, ka njoftuar Royal Collection Trust, e cila është përgjegjëse për kujdesen dhe publikimin e gjërave të mbretërisë.

Diana, gruaja e parë e princit Charles, ka vdekur gjatë një aksidenti në Paris, në gusht të vitit 1997, andaj një numër i organizimeve përkujtimore janë planifikuar për të shënuar vdekjen e saj, shkruan rel. Vizitorët e pallatit do të mund t’i shohin gjërat e ekspozuara prej ditës së shtunë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: