Lridon Latifi do të përshëndet me Skënderbeun pas ndeshjes së kthimit me Dinamon e Zagrebit, për të nisur një karrierë të re në Hungari. Në këto kushte, drejtuesit korçarë janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin. Suad Sahiti kthehet në modë te Skënderbeu. Pritet që mesfushori shqiptar nga Maqedonia i Rabotniçkit të jetë zëvendësuesi i Liridon Latifit.

“Panorama Sport” një gjë të tillë e ka paralajmëruar që në fillim të sezonit të kaluar, kur nisën zërat për largimin e mesfushorit kosovar të Skënderbeut, madje burimet në atë kohë bënin me dije se Skënderbeu kishte bllokuar kartonin e Saitit, duke e siguruar atë për sezonin e ri.

Tashmë që edhe largimi i Latifit është një fakt i kryer, duket se shanset që Sahiti të mbërrijë në këtë dritare merkatoje te Skënderbeu janë më të mëdha. Gjithashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije për gazetën se klubi ka shfaqur interes për të dy vëllezërit Saiti, përveç Suatit, edhe për Emirin. Por do të shihet me kujdes se si do të veprojnë bardhekuqtë pas ndeshjes me Dinamon, pasi tani për tani i gjithë përqendrimi i është kushtuar vetëm këtij takimi. Ka zëra se Skënderbeu mund të huazojë edhe dy lojtarë të huaj te Rabotniçki, brazilianin Zhunjor, që luajti te Laçi, si dhe nigerianin Çarls, i huazuar në sezonin e fundit te Besa e Kavajës./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: