BELGJIKE– Policia belge i ka bastisur disa shtëpi mbrëmë vonë ndërsa i ka arrestuar edhe dy persona në kuadër të hetimeve për sulmet e nëntorit në Paris, ku mbetën të vdekur 130 persona.

Prokurorët federalë kanë njoftuar se dy personat janë arrestuar në afërsi të lagjes Dansaert të Brukselit.

Dy të arrestuarit do të dërgohen sot në gjykatë ku gjyqtari do të vendosë nëse ata do të mbahen prapa grilave.

Prokurorët nuk kanë njoftuar se për çka dyshohen dy personat, por vetëm kanë bërë me dije se bastisjet janë kryer në kuadër të hetimeve rreth sulmeve në Paris.

Pas sulmeve në Paris, fokusi i hetimeve është kthyer në Belgjikë, vend në të cilin janë arrestuar disa persona që akuzohen se iu kanë dhënë ndihmë sulmuesve të Parisit.

Banori i Belgjikës, Salah Abdeslam, i cili dyshohet për përfshirjen e drejtpërdrejtë në sulmet në Paris, ende është në arrati.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: