TIRANE– Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Në pranga ka rënë Redi R., 41 vjeç , pasi ka ushtruar dhunë në banesë ndaj kunatës së tij Z.R, 21 vjeçe. Kësaj të fundit iu plotësua kërkesë padia për urdhrin e mbrojtjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 12.06.2017, u arrestua shtetasi Redi R., 41 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 12.06.2017, rreth orës 20:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij shtetases Z. R., 21 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”. Parashikuar nga Neni 130/a/4, i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: