VLORË- Një 53-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj kunatës së tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Zvërnec të Vlorës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Harilla Balli, pas një sherri për motive të dobëta, ka humbur durimin, duke ka ushtruar kështu dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, shtetases Dh.B., 56 vjeçe. Fill pas ngjarjes, gruaja është transportuar me urgjencë në spitalin Rajonal të Vlorës, pasi kishte marrë dëmtime të mëdha në trup.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia po heton zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërkohë 53-vjeçari ndodhet në paraburgim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: