DURRES-Policia e Durrësit ka arrestuar 32-vjecarin Luan Shabani nga Tirana si dhe ka nisur procedimin ndaj 3 të tjerëve, pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta dhe kanë kanosur E.L. 23 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15, në Durrës për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

• Luan Shabani 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në lagjen nr. 15, Durrës, nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip BMV X5 është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

• R.T. 36 vjeç, banues në Tiranë;
• I.Sh. 35 vjeç, banues në Tiranë;
• A.Sh. 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm në datë 10.06.2017, në lagjen nr.15, Durrës, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe shtetasin Luan Shabani, për motive te dobëta, kanë rrahur dhe goditur me sende të forta dhe kanosur shtetasin E.L. 23 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi E.L. është paraqitur në spitalin Rajonal Durrës, mbrëmjen e datës 10.06.2017.

Para oficerit të Policisë Gjyqësore ka sqaruar se ishte goditur me sende të forta dhe kërcënuar nga shtetasit A.K., S.B. dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Sqarojmë se ky konflikt nuk ka ndodhur pranë ndonjë zyre elektorale apo gjatë ndonjë aktiviteti elektoral të partive politike.

Për sqarime të mëtejshme të ngjarjes do të shoqërohen edhe shtetasit A.K. dhe S.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dëmtime të tjera me dashje në bashkëpunim”, parashikuar në nenet 279, 90, 25 të Kodit Penal, per shtetasin Luan Shabani.

•“Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve R.T. , I.Sh. dhe A.Sh. parashikuar në nenet 90, 84, 25 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: