TIRANE– Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Euro”, ndërsa në pranga janë vendosur 3 persona. Sipas policisë, të arrestuarit janë Kliton Nanushi, Juljan Mehmeti dhe Kleart Kalemi të cilët dyshohet se për rreth 2 muaj bënin pagesa në dyqane e pika karburantesh me monedha euro të falsifikuara. Gjatë operacionit policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 500 euro.

Njoftimi i policisë:
Më datë 06.06.2017, Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “EURO”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Kliton Nanushi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni

– Juljan Mehmeti, 27 vjeç, banues në Përmet.

– Kleart Kalemi, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje.

Këta shtetas dyshohen se përreth dy muaj, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në Qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, bënin pagesa me kartmonedha të prerjeve 50 euro të dyshuara të fallsifikuara.

Në mometin e arrestimit këtyre shtetasve, u janë gjetur me vete 500 Euro, të dyshura të fallsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:

– Një armë e ftohtë thikë me palosje me mbishkrimet Stainless
– Tre aparate telefonike të markave të ndryshme
– 10 kartmonedha me prerje 50 Euro
– 3 kartmonedha me prerje 5000 Lekë
– 2 kartmonedha me prerje 1000 Lekë
– 2 karta sim

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Fallsifikim i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 183-25 dhe 279 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: