Pas një sezoni në “Championship”, Newcastle i drejtuar nga tekniku i njohur Rafa Bentiez është rikthyer të luajë në “Premier League”. Në javën e parë skuadra e sapongjitur është përballur me londinezët e Totenham të cilët fituan me rezultatin 0-2.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochetino e nis me këmbën e mbarë kampionatin në ndeshjen e luajtur në transfertë, por gjithsesi hasi vështirësi për të marrë trepikëshin e parë.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, Newcastle në fillimin e së dytës ndëshkohet me të kuqe pas një veprimi anti-sportiv të Shelvey. Totenham përfitoi më se miri nga kjo situatë dhe në minutën e 61 Delle Alli zhbllokoi sfidën. 9-të minuta më pas Davies realizoi të dytin dhe vulosi shifrat përfundimtare të takimit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: