GJIROKASTËR- Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur në Gjirokastër.

Burime zyrtare nga Policia lokale bënë me dije se Ardi Aliko, i cili drejtonte mjetin ‘Benz’, përplasi në afërsi të rreth rrotullimit të ‘Lagjes Punëtore’, dy kalimtarë, shtetasen V.I, 55 vjeçe dhe K.I, 30 vjeç.

Të njëjtat burime pohojnë se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin Gjirokastër në gjendje të rëndë. Sakaq, Ardi Aliko u shoqërua në ambientet e komisariatit Gjirokastër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb