Studentët serbë sot kanë rinisur protestat e tyre, për të kundërshtuar zgjedhjen e presidentit të ri, Aleksandar Vuçiç, duke pretenduar se ka pasur parregullsi të mëdha në zgjedhje- përfshirë, kufizimin e mediave, frikësimin e votuesve dhe ryshfet.

Fitorja në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit e Vuçiçit, i jep partisë së tij, Partisë Progresiste, kontroll mbi gjithë legjislativin dhe proceset qeverisëse.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se një koncentrim i tillë i pushtetit, do të shtynte këtë vend ballkanik përsëri në autokraci. Protestuesit thonë se Vuçiç dhe partia e tij janë të korruptuar.

Protestat në Serbi janë organizuar në baza ditore, që prej mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, përveç në fundjavë, për shkak të festës së Pashkëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: