SHKODER- Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka qenë sot në Shkodër me rastin e ditës ndërkombëtare kundër HIV-AIDS. Beqaj ka bërë të ditur se këtë vit në Shkodër janë 70 raste të reja të infektuar me HIV-AIDS, mes tyre 5 janë fëmijë.

Më tej ministri Beqaj ka kërkuar që të luftohet stigma ndaj kësaj sëmundjeje, ndërsa ka deklaruar se çdo kush ka të drejtë të punojë.

“Duhet të luftojmë stigmën ndaj kësaj sëmundjeje. Çdokush ka të drejtë të punojë dhe të mos stigmatizohet”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: