Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Berat Buzhala kritikon Ramën: “Të fortëve iu puth duart, miqve iu ha kokat”

auto_Untitled-131484254091

Analisti Berat Buzhala, njëherësh drejtori i gazetës “Express” në Kosovë ka bërë një shkrim mjaft kritik ndaj kryeministrit Rama. Duke e quajtur frikacak ndaj të fortëve dhe të ashpër e të pamëshirshëm me të dobëtit, Buzhala thotë se fajtor nuk është vetëm ai. Analisti flet për marrëdhëniet e Ramës me bashkëpunëtorët e tij, por edhe me të fortët, të cilët, siç artikulon ai, janë të vetmit që kryeministri iu puth duart.

NJE PSIKOGRAFI PER EDI RAMEN
Kryeministri Rama është politikan frikacak. Sa herë e ka punën pisk, të parat koka që i ha janë ato të miqve të afërt – sepse për ta poshtëruar, ato edhe ia kërkojnë.

Nuk e besoj që dikush ka ditur ta përshkruajë karakterin e Edi Ramës më mirë se sa një mik i imi nga Shqipëria, përmes një postimi të shkurtër në Facebook.

Kur Rama po takonte fshatarët e Shqipërisë sa në një cep në një tjetër, ai kishte shkruar:

“Në këto takimet paraelektorale të Kryeministrit me katundarë, një gjë më bën përshtypje: Më shumë janë të trembur fshatarët e ngratë se mos i tall Kryeministri, se sa ky i fundit nga pyetjet e tyre. Në fund, kur katundarët dalin nga takimi pa u përqeshur, marrin frymë të lehtësuar”.

Ky postim ishte bërë gjatë fushatës për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryebashkiak të Dibrës, të cilat u mbajtën për shkak se i pari i kësaj partie në këtë qytet, Shukri Xhelili, ishte kapur në flagrancë, duke i kërkuar një vajze seks, në këmbim të një vendi të punës.

Çdo lideri normal, që e ka ndërgjegjen në vend, do t’i vinte zor t’ua kërkonte votën për herë të dytë banorëve të rajonit të skandalizuar. Rama jo vetëm që ua kërkoi, por edhe ua mori, duke i parë në dritë të syrit fshatarët e trembur prej fuqisë së paskrupullt të pushtetit, që po e përdorte brutalisht Edi Rama.

Askush nuk guxonte as ta përmendte Xhelilin para Ramës, sepse ky i fundit, rrezik që do ta arsyetonte ish-zyrtarin, e prapë do t’i detyronte të votonin sipas urdhrave të tij. Në njëfarë forme ishte një ilustrim praktik i fenomenit të sindromit të Stokholmit, kur i dhunuari ndien simpati dhe dhimbje për dhunuesin. Tjetër shpjegim nuk ka.

Frikësimi i fshatarëve, ose mënyra se si ata e nuhasin se duhet të janë të frikësuar para Kryeministrit, flet mjaft për një lloj deformimi serioz të Edi Ramës, në komunikim, ose në sjellje, me njeriun.

Karakteri i tij, standardet e tij të dyfishta dhe të shumëfishta, ilustrohen edhe në shumë raste të tjera. Ai është frikacak dhe tolerant para të fortëve, kurse është mizor ndaj të frikësuarve. Posaçërisht ndaj atyre që ia kanë nevojën. E nëse je Kryeministër i bie që ta ka nevojën e gjithë shoqëria.

Kështu, Rama pafuqinë e tij, politike ose njerëzore, ndaj atyre që ai i konsideron superiorë, ndaj atyre që ai u ka nevojën, e kompenson, e edhe e tejkalon, ndaj atyre që kanë nevojë për të.

Në kushte normale, një individ i papushtet që manifeston sjellje të tilla sociopatologjike mund të vihet nën kontroll pa pasoja të mëdha për rrethin. Komunikimi i dendur, ndërlidhja e nevojave, kontrollet dhe balancat, e sjellin njëfarë barazimi në fund të ditës.

Por kjo gjë nuk ndodh, ose ndodh me mjaft dhimbje, nëse je njeriu më i fuqishëm politik në vend. Konkretisht, Kryeministri Rama, kompleksin e tij, pafuqinë e tij, ose frikën e tij, ndaj disa personave, e kompenson ndaj miliona të tjerëve, që ai i sundon.

Kështu për shembull, Edi Rama nuk i dërgon më të fala Sandrit, as nuk i hakërrehet Sokol Ballës në Top Channel, mirëpo imagjinata e tij shfrenohet tërësisht kur është fjala te ofendimi i mediave më të vogla, i portaleve të varfra.

Rama në krye të herës, në librat e tij, e ka definuar se i duhet të këtë raporte të mira me Topin, Klanin 1, Klanin 2, Vizionin, Çilin. Kaq. Nuk ka më të tjerë. Dhe meqë nuk ka më të tjerë, ose edhe nëse janë, ata janë nëngazetarë, nënnjerëz, nënqënie. Duke qenë të tillë, ata, sipas filozofisë së mbijetesës së Ramës, meritojnë asgjë më pak se sa asgjësimin. Hë për hë, vetëm asgjësimin verbal. Varësisht prej zhvillimeve, forma e asgjësimit mund të rishqyrtohet.

Gjuha që përdor Rama ndaj kundërshtarëve të tij, ndaj mediave të pavarura, aktualisht është e aplikueshme në Turqi dhe në Shtëpi të Bardhë. Sa ironike, Rama e adhuron diktatorin në ardhje të Turqisë, kurse bën, ose bënte gjoja, që e pengon Donald Trump. Sipas një shkrimi që e lexova tash në Washington Post, në disa muajt e fundit numri i gazetarëve të arrestuar në Turqi është më shumë se sa gjysma e të gjithë gazetarëve të arrestuar në botë. Kurse Rama e admiron. Nëse ka jetë të gjatë, e nëse i jepet mundësia, do ta shprehë admirimin e tij edhe ndaj Donald Trump. Sepse është punë e karakterit të tij. Ai thjeshtë kishte menduar që Trump nuk do të fitonte, prandaj ishte nxituar.

Mirëpo, për ta ilustruar Ramën nuk kemi nevojë që të udhëtojmë kaq larg.

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, terreni i rrëshqitshëm i muajve të fundit, flasin më qartë se sa çdo gjë tjetër. Rama, arroganti dhe parimori i paepur, e ka nuhatur rrezikun që po i troket në derë. Tash, sipas traditës, Rama ua puthë duart dhe ua plotëson një për një të gjitha kërkesat, të gjithë atyre që ai mendon se e kanë në dorën e tyre fatin e tij. Deficitin e karakterit ndaj më të fortëve, prapë Rama i kompenson ndaj më të dobëtëve.

Ose, Rama është kaprec përbrenda, shyt përjashta. Duke e ditur që zgjedhjet janë afër, duke e ditur që rrethanat politike ndryshojnë sa hap e mbyll sytë, i frikësuar se mund të gjendet jashtë lojës, Rama në takime të rëndësishme, me ata që ua ka nevojën, i heq brirët. I mban vetëm veshët. Ndërsa, për ta ruajtur burrërinë, për t’u dukur i fuqishëm, i pamposhtur, i pasfiduar, brirët, atje ku janë më të mprehtit, i vë kundër qytetarëve dhe kundër gazetarëve që ai i konsideron të parëndësishëm.
(BalkanWeb)



Komente ( 14 )

  • O Berat @ ndonjer artikulon shkrime te spikatura

    Titulli dhe Shkrimi ne tersi eshte me vend,..Rama eshte nje lider Frikacak me shum ngjyra

    Ngjyrat i ndrron sipas cimit dhe nencmit

    Vesi me shum ngjyresh mbart vesin e frikacakut,….prandaj je shum ngjyresh se ke frik nga c’far ti me te vertet je dhe ofron

    Me vjen mire qe i bere nje pershkrim,…dhe ka nevoj per shum te tilla

    Do ishte mire qe te merrte nje vot ndershkimi,…po me Bashen ne opozit,..Ramen e kemi edhe per disa vjet te tjera

  • O Berat more Berat ti po flet per inat, lujti pingpong Edi ne Ks kur ishte ne emisionin e Batonit, fjalet e tua jan te verteta e te drejta por te vjetra. Ti kishe thene me heret se von tani eshte, per momentin shkruaja vetes se per inat po flet e shkrun jo me na qa hallin e popullit si perfaqesues i popullit, po hajt mo se ne fb paske shkruajtur dhe perfaqeson veten, mushe lapsin me boj Berat se tu vjetru boja e iku e vjetra

  • Si zhgaravine qe ke fityren por jo vetem shiti keto teori ne çader se jasht saj nuk ti blen njeri…..

  • XXL

    Crregullime sociopatologjike, e sakte! Kjo eshte vetem njera ane karakterit te EDrames, por qe percakton edhe sjelljet e tij politike.
    Pervec kesaj, ai eshte i korruptuar deri ne gryke, kujtoni 20% ne Bashki dhe vazhdimin me klanet e forta te biznesit si kryeminister.
    Eshte medioker ne formim, por mjaft elokuent ne fjalimet publike sidomos perpara turmave.

  • Just simply The Truth by Berat. Të lumtë pena se e ke qa…por populli ynë e ka mendjen ke derrat e Big Brother…kaq mend ka dhe kësi lloj i pëlqen…i mjeri popull

  • Me duket se sdi cfare ilacesh ke perdorur kete fund jave. Kjo tregon realisht se je ne depresion nese ka psikilog qe te merr persiper. Nejse, ti hallet shqiptareve spo ua rregullon por ti po kerkon pak fame si e zeza ne te bardhe, duket qarte interesi personal qe mundesh me kritiku kr. Edi Rama por e ke te kote sepse ti thjesht je nje allashverish gazete sikur ne nuk i dime. Na bere per te vjelle sepse as emrin sta paskemi degju ndonje here.

  • ME DUKET SE I KENI THENE PAK KRIEMINISTRIT TONE LARGPAMES E DIJETAR I PA SHOQ NE BALLKAN PER TE MOS THENE NE EUROPE E ME GJERE.
    POR NUK DIN DICKA SE VETEM BUDALLAI NUK TREMBET POR HUTOHET.
    EDHE ENVERI HENGRI SHOKET SI KANIBAL POR SHOKET E TERHOQEN ZVARRE DHE E NXOREN EDHE NGA VARRI.SHIKOJENI ME VEREJTJE CDO DITE QE KALON NXIHET NE FYTYRE SIKUR TA KENE HARRUAR NE TIGAN.

  • Rama eshte nje karagjoz i paskrupullt, nje e keqe kombetare qe duhet shkulur me cdo kusht, me apo pa “shqupin”.

  • Edhe pak po i drejtove Veshët, munde te kritikosh kryeministrin.

  • Ik mer kokpalare dhe ha ndonje turshi, ngelet ju me qa hallet e shqitareve, shko laj halet e shqupit tek çadra, ose shko lepij buth..en saliut

  • E gjetur,bravooo,ky eshte kryeministri yne.

  • O Berat je Turpi i Kosoves dhe i mbare trevave Shqiptare.Ti duhesh shpallur non grata i fjales gazereske se vec Gazetarin nuk Ben..

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.