Godet sërish Adrian Pino Olivera, artisti katalanas 29 vjeçar, që para një muaji u zhvesh nudo në Fontana di Trevi, ndërsa këtë herë është zhveshur në National Gallery të Londrës.

Teksa ka hyrë në sallën ku është ekspozuar ‘La vita Lattea’ të Tintorello, ai i ka hequr të gjitha dhe është mbuluar me qumësht, përpara syve të vizitorëve dhe të rojeve të sigurisë.

Ai është ndaluar nga policia për veprime të pahijshme në publik.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: