Pjesë e shkarkimeve të zyrtarëve të lartë për shkak të përfshirjes në fushatë është bërë edhe drejtori i Drejtorisë së ALUIZNI-t në qytetin e Shkodrës.  Drejtori i ri i ALUIZNI-t ka firmosur udhrin për pezullimin nga detyra të Tonin Marku.

Marku u pezullua pasi akuzohet se ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore gjatë orarit të punës për kandidatin per deputet të Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi.

Ishte drejtori i ri i ALUIZNI-t Ibrahim Morina që firmosi pezullimin edhe pse të përkohshëm të Markut.

“Zoti Tonin Marku me detyrë drejtor i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, pezullohet pas informacionit të ardhur pranë titullarit të institucionit për pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar” thuhet në urdhrin e pezullimit të Morinës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb