TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’ mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit ‘demaskon’ numrin e përkrahësve të PS, pjesëmarrës në takimin që mbajti sot Rama në Shkodër.

19029469_801842386643337_3021042956939764673_n

Sipas Berishës, sot Shkodra e priti shumë ftohtë kryeministrin, ndërsa në takim ishin 200 vetë dhe jo 5000 siç pohoi edhe Rama.

MESAZHI I BERISHËS
“Shkodra e pret per uje te ftohte Ramen!
Ai thote se e priten 5000 vete
por aty ku flet nuk jane as 200 vete! sb”.
19059568_801842399976669_4495764633532750819_n
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Shkodër, ku inauguroi dhe mbarimin e punimeve për rikonstruksionin e Urës së vjetër të Bunës.

19113901_801842416643334_2196961054397506070_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: