Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Berisha denoncon: Ja kush e bën kontrabandën e kafes në Shqipëri (Emrat)

Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot kontrabandën e kafes duke akuzuar persona konkretë që sipas tij po iu grabisin shqiptarëve milion euro.

Berisha thotë se kontrabandën e kafesë e bën bashkëshorti i drejtoreshës së doganave me ndihmën e drejtorëve të Kakavijës dhe Beratit. Ish-kryeministri i bën thirrje prokurorisë të nisë sa më shpejt hetimin.

STATUSI I BERISHËS
Kontrabandën e kafesë e bën bashkëshorti i ndrikullës drejtore e përgjithshme e doganave!
Doganieri dixhital denoncon:
– bashkëshortin e ndrikullës, drejtoreshë e përgjithshme të doganave, për kontrabandën e madhe të kafesë, me të cilin ai e menaxhon së bashku me
– drejtorët Zharin dhe Marjan të doganave të Kakavijës dhe Beratit, të cilët përdorin edhe emrin e zv/ministres së Financave!
I bëj thirrje prokurorisë të nisë sa më shpejtë hetimin për këtë rrjet të mafies shtetërore që po iu grabit shqiptarëve dhjetëra milionë euro me kontrabandën e kafesë dhe po shkatërron tregun e saj. sb
“Përshëndetje lidhur me kontrabandën e kafesë duam t’ju bëjmë me dije se kjo gjë ndodh kryesisht në magazinat më të mëdha të kafes që ndodhen në qytetin e Beratit. Po të hulumtoni më thellë do të mësoni se kjo kontrabande ka ndodhur dhe ndodh nga dogana e Kakavijës në atë të Beratit ku si protagonistë janë drejtorët e Kakavijës dhe Beratit. Të dy këta drejtorë, z. Zharin dhe z. Marjan janë lidhje të ngushta të bashkëshortit të Drejtoreshës së Përgjithshme. Madje ky i fundit, ish-drejtori i doganës së Beratit Marjan Prifti, u shpërblye duke u bërë drejtor i Antikontrabandës megjithëse është ende për ndjekje penale. Rastet e kontrabandës në Berat dhe Kakavijë janë referuar edhe pranë Drejtorisë së Antikorrupsionit në DPD. Por me thënë të drejtën, drejtori i Antikontrabandës vazhdon të bëjë të njëjtën gjë duke abuzuar edhe me emrin e Zv.ministres së Ministrisë së Financave. Kjo kontrabandë po lulëzon nuk ka të ndalur.”

(m.k/BalkanWeb)



Komente ( 7 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.