TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim nga qytetari dixhital që ka ardhur në adresën e tij.

Berisha thekson se Durrësi, edhe pse në kohë sezoni turistik, vuan mungesën e ujit. Sipas denoncimit të qytetarit dixhital, problematike ngelet situata në lagjen nr.2 dhe nr.3.

MESAZHI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon:
– Durresi turizem pa uje,
– mediat censurojne lajmin! sb
“Doktor pershendetje!
Ju shkruaj per te denocuar mungesen e furnizimit me uje te pijshem ne disa prej lagjeve te qendres se Durresit, konkretisht lagja Nr.2 dhe Nr.3 te ketij qytetit. Por edhe ne zonen e plazhit situata eshte mese e renduar.
Kjo situate ku uji i pijshem vjen vetem nje ore ne dite e sigurisht qe eshte totalisht i pamjaftueshem, po ben gati nje muaj qe eshte prezente. Ajo qe te ben me shume pershtypje perpos tmerrit te mungeses se nje elementi jetik sic eshte uji, eshte fakti qe asnje prej televizioneve nuk ka bere nje kronike per ta ngritur ne kuadrin e nje denoncimi publik.
Ne fakt, i nderuar doktor kete sms duhet tja kisha derguar kryeministrit, por ai te vetmen gje qe te lejon ne profilin e tij ne fcb eshte te besh llogje neper komente.
Respekte!”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: