TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me video kushtet e këqija dhe trajtimin që u bëhet pacienteve në spitalin e Elbasanit.

Në videon e postuar në faqen e tij në ‘Facebook’ shihet një person i shtrirë në tokë dhe i mbështjellë me batanije në korridorin e spitalit, teksa askush nuk i vjen në ndihmë.

Nuk dihet ende nëse pacienti sapo ka mbërritur në spital dhe nuk ka vend në dhoma për të marrë trajtimin mjekësor, apo personali nuk dëshiron ta shtrojë për shkaqe të tjera.

Statusi i Sali Berishës:
Nje miredita ne vend te miremengjesit per Noriegen nga spitali i Elbasanit, ndiqeni videon!! Sb

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: