TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar sot kreut të Qeverisë, Edi Ramës, që të kërkojë ndjesë publikisht, familjes së poetit Havzi Nela. Ai u var më 10 gusht 1988 nga regjimi diktatorial i Hoxhës për poezitë e tij, pasi dekreti për varjen e tij mban firmën edhe të Kristaq Ramës, babait të kryeministrit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se kjo është thirrje për ndjesë publike.

“Thirrje për ndjesë publike drejtuar Edvin Kristaq Ramës!

Edvin! 27 vjet më parë, diktatori i fundit komunist shqiptar Ramiz Alia dhe babai yt biologjik Kristaq Rama, do firmosnin varjen publike të poetit Havzi Nela për vargjet e dy strofave të mëposhtme.

I bindur se ju personalisht nuk keni gisht, ju bëj thirrje në këtë 27 vjetor t’i lexoni këto vargje dhe t’i kërkoni ndjesë publike familjes së të ndjerit Havzi Nela për aktin terrorist të babait tuaj të 27 viteve më parë!”- përfundon Berisha.
20728147_848595051968070_6096180099753586144_n

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: