Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një statusi të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka denoncuar sot përdorimin e arsimtarëve në fushatën elektorale për Partinë Socialiste. Referuar një denoncimi të qytetarit dixhital, Berisha bën më dije faktin se në Lezhë, në drejtimin e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka dhe ligjvënësit socialist, Pjerin Ndreu, mësueset shpërndajnë në qytet broshura propogandistike për PS-në. Në denoncimin e tij, Berisha ka publikuar edhe disa foto.

STATUSI I SALI BERISHËS
Mesueset ne Banditistan shperndajne fletepalosjet e partise/shtet siçiliste.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
“Përshëndetje zoti Berisha! Mësueset e Lezhës janë kthyer në propaganduese dhe shpërndarëse të fletushkave të PS, ditën për diell! Arsimtare dhe militante që japin shembullin duke propaganduar nën drejtimin e kriminelëve që kanë pushtusr Lezhën. Drejtohen nga Arben Ndoka me te cilin si shperblim per trafikun e vajzave shqiptare drekojne per kater pale qefe dhe Pjerin Ndreu!”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb