TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e qeverisë pas deklaratave të tij për bashkimin e shqiptarëve.

Në një status në “Facebook” Berisha shkruan se Rama kërcënon Europën dhe këtë e bën sipas tij për të maskuar vendosjen e banditokracisë në Shqipëri. Duke cituar Niçen (Friedrich Nietzsche) Berisha shkruan se ky është rasti klasik i shprehjes “Nacionalizmi si streha e fundit e horrave”.

STATUSI I BERISHËS
Noriega i Shqipërisë kërcënon Europën!
Të dashur miq, Rama përdor kërcënimin për bashkimin me Kosovën vetëm e vetëm për të maskuar:
a- Vendosjen e banditokracisë (Mobocracia) në Shqipëri. Qeverinë e tij si organizatë të mirëfilltë kriminale!
b- shndërrimin e Shqipërisë në Narkorepublikë apo Kanabistan dhe
c- konfiskimin e votës së lirë të shqiptarëve.
Ky është rasti më klasik i asaj që thotë Friedrich Nietzsche: “Nacionalizmi si streha e fundit e horrave”!

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: