TIRANE- Ministrat teknikë të emëruar në seancën e jashtëzakonshme plenare mbrëmjen e djeshme do të kenë të gjitha kompetencat që ua garanton ligji, përkundër asaj që ka shprehur më herët kreu i Qeverisë. Ndonëse Rama ka theksuar se këta ministra nuk do të kenë kompetenca për tendera, prokurime, emërime apo shkarkime, ish-kryeministri Berisha thotë të kundërtën.

Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”, Berisha përgënjeshtron deklaratën e kryeministrit Rama, duke u shprehur se këta ministra teknikë do të shkarkojnë këdo që shkel ligjin.

“Deklaratat e tij janë gafa dhe skandale. Ministri do të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin e vendit. Ministrat kanë për detyrë të zbatojnë ligji dhe kushtetutën. Asnjë njeri nuk mund të shkarkojnë në kundërshtim me ligjin, ashtu siç nuk mund të mbajnë në punë dikë që shkel ligjin. Ministrat janë institucion kushtetues. Ajo ishte një deklaratë e një njeriu të përgënjeshtruar, që kishte humbur edhe logjikën, e vetëm sa nuk thoshte këta janë ministrat e mi”, u shpreh Berisha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb