TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon një tjetër drejtues në arsim se shkel ligjin elektoral duke marrë pjesë aktivisht në fushatë. Bëhet fjalë për rektorin e Universitetit të Vlorës, Roland Zisi.

Berisha citon mesazhin e pedagogut dixhital i cili shkruan se po kalojnë presione të shumta nga rektori i cili i detyron të premtojnë se do votojnë Partinë Socialiste.

Ish-kryeministri i kërkon ministres së Arsimit Mirela Karabina t’i propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e rektorit Ziso.

STATUSI I BERISHËS
Narko-Rektori i Vlorës, Zisi dhunon ligjin elektoral dhe atë të arsimit. Ai mobilizon UV për Partinë Kanabiste!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e pedagogut dixhital.
I bëj thirrje ministres së arsimit ti propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e menjëhershëm të këtij shkelësi të ligjeve të vendit dhe ta dërgojë atë për ndjekje penale! sb

“16/06/2017, 14:10:26: ‪ Z. Berisha. Uroj te jeni mire dhe doja t’ju beja një denoncim flagrant dhe shume konfidencial.
Unë jam një pedagog i universitetit Vlorë por për arsye sigurie s’po ju prezantohem pasi jemi nen presion nga punëdhënësi jone, Rektori i Universitetit Vlore, shkrimtari hajdut Roland Zisi, i cili edhe pse urdhri qe ka ardhur për mospjesëmarrje në fushata elektorale ai jo vetëm që nuk i zbaton por ka filluar del hapur nëpër podiume fushate, në fundjava dhe ditë normale pune me kandidatët për deputetë dhe ka filluar na imponon dhe ne pedagogëve nëpërmjet njerëzve të punësuar prej tij që të votojmë për subjektin politik qe ai do, pasi është një njeri që është sjellë në atë detyrë nga ish qelbësira Koço Kokëdhima.

Nuk e kuptoj që edhe pse ministrja Karabina erdhi ne UV dhe foli shume qartë ky rektor (titullarët e kane te ndaluar me ligj pjesëmarrjen neper tubime dhe propaganda elektorale), sapo ajo largohet merr guximin dhe thotë që s’ka çfarë të na bëjë ministrja pasi ne jemi staf pedagogjik dhe nuk jemi subjekt kontrolli.

Bashkangjitur po ju nis këto foto te kapura ne fshehtësi te plote ne disa takime qe ka bere me 3 kandidatet per deputete dhe kryetarin e bashkisë ne auditorin Rilindja te Universitetit te Vlorës, ne dite te ndryshme te muajit maj, me stafin e universitetit madje duke mbajtur fjalim dhe propaganduar për partine politike te cilën pretendon se i përket ky i hajdut ordiner që ka lënë nam në Universitetin e Gjirokastrës me korrupsionin që ka bërë.

Ju lutem merrni masa dhe zhvilloni kontrolle nga departamentet antikorrupsion ndaj këtij personi për veprimet e tij ndaj nesh si staf qe na mban ne presion, por edhe për shkatërrimin qe po i bën Universitetit me korrupsionin qe ka implementuar qe kur ka ardhur ai ne krye te institucionit.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: