Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar sot në një intervistë në emision “Tonight Ilva Tare” në “Ora News” ka paralajmëruar shefin e mazhorancës, Edi Rama të bëhet gati nëse ka vendosur të përdorë armët ndaj opozitës.

“E gjitha kjo që bëhet, e gjithë kjo sakrificë,e gjithë kjo protestë e gjithë kjo betejë bëhet që PD të marrë pjesë në zgjedhje, jo të mos marrë. Në qoftë se Edi Rama, siç ka vendosur se do të shkojë në zgjedhje pa opozitën do të mbajë të gjitha përgjegjësitë, tregon se është i biri i të atit dhe e vërteta është se do të marrë përgjigjet më spektakolare që mund të marrë. Në qoftë se Edi Rama do të përdorë armët kundër opozitës atëherë të bëhet gati. Ke patur ndonjeherë protesta më paqësore në historinë e këtij vendi se sa këto protesta? Ske patur. Kujto pak protestat e tyre primitive”, – paralajmëroi Berisha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb