TIRANË- Ish­kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një foto ku shfaqet kryeministri Rama dhe drejtoresha e Hipotekës së Vlorës, Loreta Tozaj –Alushi.

Ata duken mjaft të qeshur teksa pozojnë afër njëri-tjetrit. Kryeministri nuk ka nguruar t’i hedhe dorën në qafë drejtoreshës, ndërsa duket se fotoja është shkrepur gjatë një darke, ku të ftuar ishin edhe persona të tjerë. Ambienti duket i ngrohtë, ndërsa në tavolinë nuk mungon as vera.

Megjithatë, Berisha nuk e kursen ironinë, kur vë si dixhiturë të fotos statusin: “Çaste lumturie! Drejtoresha e re e Hipotekës në Vlorë e ka merituar plotësisht besimin e Rames!”­.

Këtë foto ish-kryeministri e postoi në faqen e tij në Facebook.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: