TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ndërsa ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Ramën se për karrige përmbys demokracinë.

Berisha theksoi se mediat e huaja kanë shkruar sipas tij për ‘maniakun e karriges, që mban pushtetin me krim dhe drogë’.

MESAZHI I BERISHËS
Edi Rama per karrige permbys demokracine!
– Ai tha sot se: ne me buke, opozita me gure!
– Ne te vertet, ai me krim dhe drogen, kurse opozita po mbron vlerat themelore te demokracise!
Ja se çfare shkruajne sot per manjakun e karriges mediat e huaja! sb
“Analiza në median e huaj: Zgjedhjet pa opozitën, një farsë”
“European Eestern Balkans”, portali informativ kushtuar integrimit europian të Ballkanit, i cili ka partneritet me agjenci dhe fondacione prestigjioze si “German Marshall Fund” apo “Konrad Adenauer Stiftung” ka publikuar një analizë lidhur me situatën e nderë politike në Shqipëri.
Autorja Sarah Wohlfeld shkruan se pa pjesëmarrjen e PD-së, zgjedhjet parlamentare do të ishin një farsë dhe demokracia e vendit do të dëmtohej për vitet e ardhshme.
“Për sa kohë kompromisi shihet si dobësi dhe të gjitha vendimet politike merren në bazë të fuqisë së njërit apo tjetrit, e ardhmja demokratike e Shqipërisë nuk duket shumë e ndritur”, shkruan Wohlfeld.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: