TIRANE-Duke folur nga çadra e protestës, ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po tenton të përçajë shqiptarët. Ai i bëri thirrje Ramës të mos guxojë të përçajë shqiptarët pasi do i duket Lumi Lana si vaskë floriri. Ndër të tjera Berisha tha se Rama nuk jep dorëheqjen prandaj qytetarët duhet ta shporrin.

“Nuk duhet të kemi iluzione, Edi Rama s’jep dorëheqjen kështu që duhet ta shporrim, ta qërojmë, ta kërcejmë. Ai miratoi ligjin në parlament për të amnistuar veten e tij. Atë nuk e lë krimi të japë dorëheqjen. Ai ka vetëm një vend: burgun, burgun dhe vetëm burgun. Ti harron se ky është një hap përçarës i turpshëm. Ti harron se ata janë më njerëz se ti. Ata i thonë Shqipërisë ‘Shqipëri’ dhe e duan këtë vend më shumë se ti. Ata i thonë dinjitetit njerëzor ‘dinjitet’ dhe janë të gatshëm në çdo kohë që lumi Lana të të duket vaskë floriri dhe të marrësh atë që meriton. Në këtë çadër shkruhet “guxo po deshe”, por ti nuk guxon dot dhe sillesh si një skuth duke sharë se të ka humbur mendja. Guxo po deshe”- tha Berisha.

Nga ana tjetër Berisha apo pohoi se Rama nuk jep dorëheqjen, ndërsa theksoi se ai meriton më shumë se burgu.

“Ka presione, shantazhe të ndryshme, por e vërteta na detyron të qëndrojmë të palëkundur. Këtu para 5¬6 ditësh erdhi një misionar, një i dërguar, mblodhi partitë e tjera të opozitës…cfarë u tha drejtori që erdhi nga Brukseli kryetarëve të partive opozitare? U tha tani lëreni PD, ta kalbin PD dhe Lul Bashën dhe futuni merrni ato mandate se u erdhi radha. Rrdhi me misionin të shkatërroje opozitën, të ndërtojë opozitën e emëruar sipas Ramës. Dy gjëra do i them atij, ti nuk erdhe nga komiterni, se ka dekada që ka përfunduar në koshin e plehrave të historisë, i sigurt jam se nuk more porosi nga Komisioni i BE, se është institucion që ndërtohet mbi vlera, por erdhe këtu ose si anëtar i klubit 4700 euro m2 ose erdhe si anëtar i klubit të kanabisit të Ramës. Misionin tënd të turpshëm, je treguar shumë i pamend, sepse ata burra që takove aty atë ditë përfaqësues të partive aleate i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh. Dhe dëgjo tani se dhe emrin nuk ta di, por do ta them një fjalë, nëse ata s’do kishin ardhur në këtë çadër me vullnetin e tyre të lirë, Rama do tu kishte bërë atyre çdo shpërblim, nëse ata s’do ishin në çadër, Rama do ishte i gatshëm nëse pranonin t’u falte secilit nga një magazinë si ajo e Përmetit me 50 milionë euro në arkë, narkoeuro. E di çna kujtove ti? Kohërat e perandorisë osmane kur sulltani para se të dërgonte ushtrinë dërgonte qeset me para, turpi të mbuloftë, erdhe këtu të blesh mandate për llogari të Ramës. Thirrja ime për KE, largojeni nga komisioni këtë njeri, ky është një akt i shëmtuar i turpshëm. Pse nuk jep dorëheqje Rama? Jo më falni…e analizojmë sëbashku. Çfarë ndodhi këto dy javë? Ai u tha ministrave të tij se ne jemi para alternativës; pushteti, ose burgu. Ose të mbajmë pushtetin me çdo kush, ose na pret burgu. Madje ata të na falenderojnë se meriton më shumë se burgu. Çfarë bëri para një jave Rama? Nga një akt të paimagjinueshëm, që s’mund të ndodh kurrë në një vend, kaloi ligjin për të amnistuar politikanët për të gjitha veprat penale që kanë kryer para këtij ligji. E bëri për të amnistuar veten e tij”, -nënvizoi Berisha.
(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: