TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa komentoi seancën e djeshme plenare ku u miratua vettingu, nuk kurseu akuzat për qeverinë ‘Rama’.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Berisha pohoi se dje ishte ‘funerali i Rilindjes’. Po ashtu, ish-lideri i PD-së e krahasoi Ramën me kapitenin, që pasi ka mbytur në stuhi anijen, mbyt edhe ekuipazhin e vet.

MESAZHI I BERISHËS
Mbreme, nje seance historike e parlamentit shqiptar!
Seanca e mbremshme ishte vertet historike sepse:
– Parlamenti votoi marreveshjen e dates 17 maj, me te cilen fitoi Shqiperia dhe cdo shqiptar
– Parlamenti votoi grupet e vettingut nga opozita, duke hapur rrugen e avancimit te reformes se drejtesise dhe deshmuar keshtu fallsitetin e akuzave absurde qe iu bene opozites nga Rama dhe papagajte e tij.
– Parlamenti, ne heshtje zhvilloi ceremonine e funeralit te “Rilindjes”, e cila vdiq pas 44 muaj jete pasi shkaterroi Partine Socialiste, mbushi vendin me krim e droge, varferi e mjerim. Ndjese paste, Amin!!
– Edi Rama, ngjante mbreme me ate kapitenin, qe pasi ka mbytur ne stuhi gjemine, mbyt ne uje edhe ekuipazhin e vet per te shpetuar lekuren e tij. I pashprese, Amin! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: