TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në profilin e tij në “Facebook” duke iu referuar mesazhit të një prindi me fëmijë diabetik.

Në mesazh thuhet se qeveria ka anuluar fondin shtesë në buxhetin e vitit e vitit 2017 për rimbursimin e fishave për matjen e glicemisë për kategorinë e fëmijëve dhe të rinjve me diabet dhe sipas tij kjo është një tallje e paskrupullt.

Ish-kryeministri Berisha thotë se ‘radha e ndëshkimit nga Edvini u erdhi edhe fëmijëve diabetik’

STATUSI I BERISHËS

Radha e ndëshkimit nga Edvini u erdhi edhe fëmijëve diabetik!
Prindi dixhital denoncon:

-ndëshkimin e fëmijëve diabetik duke hequr rimbursimin për fishat që duhen për monitorimin e sheqerit në gjak.
– Një fëmijë me diabet ka nevojë thotë prindi për 6 fisha në ditë apo
– për 300 lekë të reja
Kështu, pas zhdukjes se ilaçit për fëmijët qe ndërpresin përdorimin e drogës, tani qeveria ndëshkon edhe fëmijët diabetike! Turp! sb

“Përshëndetje zoti Berisha. Jam një prind i një fëmije diabetik nga Berati. Para disa muajsh qeveria akordoi një fond shtesë në buxhetin e vitit 2017 për rimbursimin e fishave për matjen e glicemisë në gjak për kategorinë e fëmijëve dhe të rinjve me diabet. Diabeti është sëmundje shumë e rëndë me komplikacione të shumta në shumë organe n.q.s. nuk monitorohet vazhdimisht sheqeri gjatë ditës. Duhen minimalisht 6 fisha në ditë me kosto 300 lekë të reja. Duke menduar që kjo sëmundje ka prekur pjesën më të varfër të shoqërisë shqiptare, të papunë, familje pa përkrahje etj. ky vendim i qeverisë ishte burim jete për gjithë këto familje. Por para 2 javësh mësojmë se ky fond është anuluar nga qeveria. Nuk gjej dot fjalët më të rënda për të shprehur indinjatën, zemërimin, shpërthimin që ndjemë nga kjo tallje e paskrupullt e qeverisë me ndjenjat me humane të prindërve që shpesh lënë bukën vetë pa ngrënë për të blerë fishat e matjes. Më mirë mos ta kishin bërë këtë premtim. Nga ana ekonomike kosto fillestare e rimbursimit të fishave, sipas shumë studimeve, është tepër e ulët në krahasim me kostot spitalore që do të këtë shteti për trajtimin e gjithë komplikacioneve të sytë, veshkat, sistemi nervor, kardiovaskular, prerje gishtash etj.etj. që vijnë si pasojë e mosmatjes së rregullt të glicemisë. Shteti i rilindjes nuk tregohet kaq dorështrënguar kur zhduk lekë në “vrimat e zeza” të check-up -it , sterilizimit, laboratorëve etj. Ju lutemi na ndihmoni duke e ngritur këtë problem aty ku mundeni. Ju falënderojmë me gjithë zemër. Shëndet në familjen tuaj.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: