TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar sot në një intervistë në emision “Tonight Ilva Tare” në “Ora News” nuk i ka kursyer vlerësimet për kryeparlamentarin Ilir Meta, i cili po bën përpjekje sipas tij që opozita të hyjë në zgjidhje.

Duke komentuar përpjekjet dhe deklaratat e Metës, Berisha e quajti atë një politikan me nuhatje dhe vlerësoi edhe nismën e sotme të tij për të thirrur tryezën ndërpartiake.

“Meta ka bërë lëvizjen e tij, shumë për tu vlerësuar. Ka nuhatje politike se e di çdo të thotë kjo krizë dhe ka lënë mandatin e tij për ta zgjidhur. E vlerësoj dhe nismën sot”,- u shpreh Berisha.

PJESE NGA INTERVISTA
Tare: PS dhe LSI qartazi do të marrin pjesë në zgjedhje. Çfarë do të bëjë PD?
Berisha: Saktësisht mund të përgjigjet kryetari i saj, por do të vazhdojë betejën për votën e lirë. Shoh që Edi Rama i vendosur me çdo kusht në marrëzinë e tij për të mëvetësuar votën e shqiptarëve. Kam qenë edhe kryetar partie dhe kryeministër dhe e kam pyetur veten 1 mijë herë çfarë do të bëja në vend të Edi Ramës: Nuk do të bëja kurrë atë që po bën!
Tare: A do të iknit ju?
Berisha: Absolutisht!
Tare: Se kemi bërë as në 97.
Berisha: Kam pranuar një marrëveshje dhe e kam firmosur pikë për pikë. Së pari, në betejën politike ndodh që fiton një herë, herën tjetër fiton bashkë me kundërshtarin dhe ndonjëherë kundërshtarin e vendos me shpatulla pas muri. Politika është arti i përballimit të vështirësive. Ka një temperaturë të lartë në popull. Shih takimet e tij. U pa bllokimi i rrugëve me një njoftim. Të shohë takimet e tij. Politika ka shqisat, ndjesitë. Sot në Korçë ka mbledhur nga Elbasani deri në Ersekë gjimnazistë. Në Vlorë i mori nga Delvina.
Tare: Kjo është një arsye më shumë që PD të shkojë në zgjedhje.
Berisha: Gjëja e fundit në botë që mund të mendoja që të shkoj në zgjedhje të përgjithshme pa opozitën. Kurrë. Zgjedhjet janë për qytetarët. I shtyva zgjedhjet lokale për 3 muaj. Ata certifikata ishin të sigurta. I shtyva që të mos i jepja kujt asnjë mundësi që Sali Berisha i mori zgjedhjet opozitës. Ata kishin probleme, por raporti thotë një frazë që qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar rezultatin në zgjedhje. Kjo është shpërblim për qeverinë.
Tare: Fakti që e kanë pasur këtë shqetësim është alarmant.
Berisha: Është një frazë për të dëshmuar integritetin e qeverisë.
Tare: Nuk u larguat në 2013-n kur iku LSI-ja?
Berisha: Nuk bënë mocion. Edi Rama në vend të mocionit krijoi aleancën e qelbësirave që krijuar narko-Republikën. Jo vetëm që nuk tërhiqet, por thotë do shkojë vetëm. Çka do të thotë se do shkojë drejt greminës, vendi dhe ai. Në Ujësjellësin e Tiranës sot janë mbledhur firma për të krijuar një parti opozitare.
Tare: Ka edhe zëra që mund të ketë një grup deputetësh të PD-së që mund të hyjnë në zgjedhje. Ai i druheni përçarjes?
Berisha: Ky është një revolucion për të vendosur votën e lirë. Revolucioni po vazhdon me impakt kombëtar dhe ndërkombëtar.
Tare: Ministri i Jashtëm gjerman thotë se protesta i ngjan një preteksti për reformën në drejtësi.
Berisha: Gabriel u tha gazetarëve se unë dhe Rama jemi socialistë. Ai foli si socialist. Qoftë një zv/kryeministër, qoftë një Presdent mund të bëjnë deklarata që nuk qëndrojnë. Nëse sot ka deklarata që nuk qëndrojnë është ajo se PD nuk do reformën në drejtësi.
Tare: PD doli nga Parlamenti në momentin kur ngriheshin komisionet e Vettingut.
Berisha: E vërteta është se Edi Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut. E vërteta është që opozita votoi ligjin e Spakut. A e dini cilat janë deklaratat e Raine Devil? Presione të jashtëzakonshme që t’i jepet drejtësia Edi Ramës, që unë nuk kam pranuar. Deklarata ime shkon përtej Devilit. U tha në Tiranë para një jave se unë kam pasur presion të jashtëzakonshëm dhe del Sorosi. A ka opozitë në botë që mund të votojë t’i japë drejtësinë qeverisë? Cilido që t’i thotë opozitës se nuk e voton për frikë, është gënjeshtër e Edi Ramës.
Tare: Ngritja e komisionet ad-hoc parlamentare është në Kushtetutë. Pse nuk voton PD këtë?
Berisha: Kushtetuta thotë se persona të cilët do të aplikojnë, përzgjedhja e tyre do të bëhen në bazë aplikimi të hapur. Në qoftë se më bie t’i mua listat e partisë ku unë të zgjedhë vetëm partiak, nuk mund të bëhem komplist. Ka qenë ndërhyrja direkt e Hahn dhe Nuland që zgjidhi bllokimin e çastit të fundit. Pasi dështoi me të gjitha, Fatmir Xhafaj bëri nenin sipas të cilit Maks Haxhia. Ne arritëm që jo këta të caktojnë kush do vijë, por pedagogët e juridikut të aplikojnë në sajt. Ne arritëm që avokatët të aplikojnë të lirë dhe jo ata që të sjellë Maks Haxhia dhe dekani i Drejtësisë. Të gjithë ata që thonë se opozita nuk voton, mashtrojnë. Edi Rama ka shkelur marrëveshjet dhe në një botë të qytetëruar quhet zuzar. Ai që mban marrëveshjen quhet i qytetëruar.
Tare: Kjo është retorikë politike.
Berisha: Ia shpjeguam një për një zt.Gabriel që dëgjoi për një orë e 20 minuta, ndonëse pas pilafit.
Tare: Nuk bëri ndonjë deklaratë pas këtij dëgjimi
Berisha: Ka një ndryshim po ta lexosh.
Berisha: PD nuk pranon që Vettingu të përdoret si hanxhar nga Edi Rama
Tare: A ka një problem që PD nuk po i bind dot ndërkombëtarët?
Berisha: Për sa kohë përsëritet një gënjeshtër, PD do t’i qëndrojë të së vërtetës. Vettingun jemi ne që e kemi kërkuar. Është Partia Demokratike, ekspertët e PD-së që e kanë kërkuar tek ndërkombëtarët. PD nuk mund të pranojë që Vettingu të përdoret si hanxhar nga Edi Rama. Asnjë vendi nuk i ka ndodhur t’ia kthejnë dy herë listën e plotë të atyre që ka dërguar Edi Rama. Edi Rama s’ka vetting, ka vetëm xhep dhe interesa personale. Ne do t’i shpjegojmë çdo njërit që do të dijë të vërtetën. Më 21 korrik ky tv ka njoftuar se u arrit konsensusi. Ditën tjetër, PS dhe Edi Rama u tërhoq nga konsensusi sepse ishte ajo tendencë për t’ia dhënë me çdo kusht drejtësinë Edi Ramës dhe për t’i bërë gjëmën një vendi sepse ishte ajo tendencë e Sorosit dhe të majtës që për të majtën në pushtet i duhej shpata e drejtësisë, por këtë nuk mund ta bëjë kurrë.
Tare: Ka një ide që opozita do ta bëjë vetë Vettingun se ndihet e dobët
Berisha: Lulzim Basha ka bërë propozimin që të kthejmë ligjet dhe të bëjmë marrëveshjet. Kush po e mban peng për karrigen e tij? Edi Rama.
Tare: Basha i thotë ikni ju si kryeministër dhe Edi Rama thotë unë nuk iki.
Berisha: Votat e shqiptarëve nuk ishte për të themeluar Republikën e Narko-Trafikut. Opozita po bën një betejë ta pa shembull për votën e shqiptarëve. Për fat të mirë, ekzistojnë procesverbale se si duhet të ishte ligji i Vettingut. Mazhoranca nuk thotë dot se u tërhoq nga konsensusi Lulzim Basha dhe nuk e ka thënë dot kurrë. Është Ilir Meta dëshmitar, është Donald Lu dëshmitar.
Tare: Meta i ka votuar ligjet…
Berisha: Është në qeveri. Në qoftë se mashtron opozitën se do të bësh konsensus dhe të nesërmen e ke shkelur ke humbur sensin moral. Nuk ka opozitë në botë që mund të votojë për t’i dhënë drejtësinë në dorë. Unë ftoj ministrin gjerman që të thërrasë zt.Devil që të dëgjojë edhe për deklaratat që kam thënë unë kundër tij. Ka një ligj që është sensisiv, ndryshimi i Kushtetutës. E bënë këta dhe e bënë sistemin e drejtësisë me katër shkallë. Unë jam akuzuar nga drejtësia e tyre për krime kundër njerëzimit.
Tare: Shqiptarët duan që drejtësia të mos jetë as e PD-së dhe as e PS-së.
Berisha: Na mori 12 mandate Fehmi Avdiu dhe raporti ndërkombëtar tha se Shqipëria është vendi i vetëm me sistem 4 shkallë.
Tare: Mos hyrja në zgjedhje e PD-së a është vetëvrasje e PD-së?
Berisha: Mos hyrja e PD-së do të thotë të ketë bllokim të zgjedhje. PD është e vendosur me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje. PD nuk është e vërtetë që bën këtë etejë për të mos marrë pjesë në zgjedhje
Nëse Rama shkon në zgjedhje do të marrë përgjigjen më spektakolare. Vota prevalon mbi cdo gjë. Nëse Edi Rama do të përdorë armët ndaj opozitës të bëhet gati
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb