Në mjediset e Ministrisë së Jashtme në Berlin u zhvillua të enjten ceremonia e inagurimit të Institutit Europian për Artin dhe Kulturën Rome (ERIAC -European Roma Institute for Arts and Culture). Ky institucion, që nis nga puna në shtator, është bashkëthemeluar nga Aleanca për Institutin e Artit dhe Kulturës Rome, Këshilli i Europës dhe Fondacioni Open Society.

Qëllimi i këtij institucioni është të promovojë vlerat historike të komunitetit rom si komuniteti më i madh etnik në Europë dhe të nxisë shkëmbimet mes artistëve romë, si dhe aktivitetet e tyre në mbarë kontinentin.

Në ceremoninë e organizuar në Berlin merrnin pjesë ndër të tjerë sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland, Zeljko Jovanovic, kryetar i bordit drejtues të Institutit Europian për Artin dhe Kulturën Rome.

Ministri i shtetit pranë Ministrisë së Jashtme gjermane për Europën, Michael Roth në fjalën e tij të përshëndetjes theksoi, se është i entuziazmuar, që ERIAC ka një qasje të emancipuar, ky nuk është një projekt që i është dhuruar komuniteti rom, por është një projekt i vet këtij komuniteti. E është piëkrisht ky thelbi, ku mbështeten shoqëritë tona liberale dhe demokratike. Jam i sigurt, nënvizoi Roth, se të jgithë ata që punojnë në projektet e ERIAC, do të jenë ambasadorë krenarë të këtij parimi.

Ministri i shtetit Roth e konsideron ERIAC, siç u shpreh, si një kontribut për Europën, që sot duhet mbrojtur prej valës në rritje të populizmit dhe rinacionalizmit./DW/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: