Vendimi për të dënuar Cristiano Ronaldo-n pas veprimit në “El Clasico-n” e parë të Kupën së Spanjës duke shtyrë arbitrin e ndeshjes, ka irrituar popullin madrilen.

Dje Ronaldo i njoh me vendimin për skualifikimin 5 javor pas atij gjesti antisportiv në “Camp Nou” që solli kartonin e dytë të verdhë e si pasojë të kuqin. Portugezi shtyu arbitrin e takimit pasi ai e vlerësoi si stimulim një rast të dyshimtë në zonën e Barcelonës duke e ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë vetëm në harkun kohor të dy minutave.

Episodi ka irrituar jo vetëm klubin madrilen, por edhe tifozët të cilët si rrallëherë i kanë dalë krah Ronaldos dhe sipas gazetës “AS” në ndeshjen e kthimit për Kupën e Spanjës do të shprehin revoltën e tyre.

Në minutën e 7-të të ndeshjes kundër Barcelonës që do të luhet të mërkurën në orën 23:00, tifozët e Realit do të valëvisin shamitë e bardha në shenjë proteste për gjyqtarët dhe për episodin e ndodhur në “Camp Nou”.

Ai që do të drejtojë ndeshjen delikate në “Santiago Bernabeu” do të jetë José María Sánchez Martínez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb