TIRANE – Bes Kallaku po i kalon mirë ditët e tij të fundit si beqar. Në fakt, ai tashmë ka nisur përgatitjet për dasmën, e cila pritet të jetë madhështore ku do të kurorëzohet me Xhensila Myrtezajn në ditët e para të shtatorit.
Por, para se të bëhet dhëndër ai ka dashur të masë forcën me mikun e tij, Krist Prenga. Në një video të postuar në Instagram, shihen të dy të ulur në një tavolinë në plazh teksa provojnë t’i rrëzojnë duart njëri-tjetrit.
Megjithatë, për të ardhur deri te fitorja aktori bën hile duke i derdhur ujë në fytyrë kundërshtarit, i cili dorëzohet para Besit. Ndryshe, aktorin pritet ta shohim edhe sezonin e ardhshëm në “Portokalli”.
(er.cu/BalkanWeb)