Ish-ministri i PD-së Besnik Mustafaj ka qenë një nga pjesëmarrësit dhe referatët e takimit të djeshëm të grupit anti-Basha në Durrës.

Pas këtij takimi, Mustafaj shfaqet shumë entuziast, duke pohuar se ka gjetur në takimin e djeshëm shumë nga qendrestarët e vitit ’91 e ’97.

Ai shkruan në “Facebook” se PD do t’i rezistojë katastrofës se një procesi zgjedhor të paqenë dhe do të ngrihet kundër qeverisjes së Edi Ramës.

“…Takim i paharrueshëm në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Kishin ardhur shumë më tepër demokratë se sa merrte salla. Gjeta shumë nga qëndrestarët e vitit ‘91 e ‘97. Por edhe shumë të rinj të mrekullueshëm të Forumit Rinor Demokrat. Jam plot me besim se PD do t’i rezistojë katastrofës se një procesi zgjedhor të paqenë dhe do të ngrihet mrekullisht për t’i bërë opozitën që meriton kjo qeverisje e rrezikshme e Edi Ramës. Faleminderit qytetarisë demokrate durrsake që më dhanë këtë shpresë” shkruan Mustafaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb