Publicisti dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, tha i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të Neës24, se gara e Bashës për kryesinë e PD nuk është aspak transparente.

I njohur si një nga zërat kundër kryetarit aktual të Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, Mustafaj tha se burime të tij i kanë thënë se çdo gjë tashmë është e caktuar dhe se Basha do të marrë 70% të votave në zgjedhjet e 22 korrikut, shkruan BalkanWeb

“Ka pasur një lëvizje të njerëzve të Bashës të regjistrohen si anëtarë të PD-së. Kryetarë degësh në rrethe më thonë që gjërat janë të caktuara. Rreth 70% do marrë Basha. Prandaj jam insistues që të ketë një garë të vërtetë.

Të jetë e drejtë, e barabartë dhe transparente. Vetë konkurrenti i Bashës, Selami ka thënë vazhdimisht se gara nuk është e barabartë, që është tregues i rëndësishëm për garën. Ai ka vendosur t’i shkojë deri në fund, dhe po përpiqemi të bëjmë ç’të jetë e mundur deri në fund të shprehim zërin tonë. Kjo garë nuk do sjellë as reflektimin dhe as rinovimin e Partisë Demokratike,” tha Mustafaj

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb