TIRANE- Profesori, përkthyesi dhe shkrimtari shqiptar i ftuar në “Opinion” teksa diskutohej tema për besnikërinë dhe tundimin e marrëdhënieve në çift, ka bërë një bërë një deklaratë të fortë. Sipas tij është e vështirë të kuptosh shqiptarët, pasi mashtrojnë edhe gjatë seksit.

“Po rrëshqite njëherë do rrëshkatës përherë. Është e pamundur të matësh mendimet e shqiptarëve gjatë seksit sepse të gjithë mashtrojnë edhe gjatë seksit. Askush nuk thotë se çfarë mendon në të vërtetë”,- është shprehur ai.

Ndërsa shkrimtari Albatros Rexhaj, tha se personat që janë të dashuruar nuk tundohen, por gjithsesi imagjinata e tyre nuk mund të bllokohet.

Nga ana tjetër Pastori Ylli Doçi ka thënë se: “ Ne nuk mund ti ndalojmë zogjtë te fluturojnë, po duhet t’i lëmë të ulen në kokën tonë. Ulje quaj kur partneri vazhdon diçka e cila do të dëmtonte një marrëdhënie”.

Reagimet erdhën pas publikimit të një studimi i cili është zhvilluar në Britanin e Madhe. Në këtë studim janë nxjerr në pah disa fakte interesante sa i përket marrëdhënieve seksuale mes çifteve, ku rreth 46% e femrave të intervistuara janë shprehur se mendojnë për dikë tjetër gjatë seksit dhe rreth 42% e meshkujve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb