Beyoncé dhe Jay-Z kanë vendosur të nxjerrin në shitje vilën e tyre në Los Angeles, në Californi, për 120 milion dollarë.

Cifti që është në pritje të binjakëve, do të transferohet nga Los Angeles në New York, në kërkim të një jetë private më të qetë.

Vila Bel Air ka katër pishina, tetë dhoma gjumi, njëmbëdhjetë banjo, një qendër wellnes, një studio regjistrimi, një sallë konference dhe një garazhd që mban 11 makina.

Vila e madhe e formuar nga gjashtë struktura të ndara gjendet në East Gate Bel Air, lagjja ku banojnë edhe Salma Hayek, Tom Jones dhe Michael Eisner.

Disa javë më parë Beyonce, për të festuar 9 vjetorin e martesës me Jay-Z, ka lançuar versionin e ri të ‘Die with you’, të cilin e ka ndarë në rrjetet sociale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb