Në Grammy Awards 2017 Beyoncé fitoi dy cmime, por në tapetin e kuq ajo ka bërë të flasin për të për një gjë tjetër. Simpatizantët e saj mezi prisnin ta admironin me barkun shtatzënë, vetëm pak ditë pas njoftimit për shtatzëninë.

Dhe mbretëresha Bey nuk zhgënjen, duke u prezantuar me një fustan të kuq i cili i tregonte format e saj si dhe një dekolte shpërthyese me një varesë me diamante në qafë.

Më pas teksa ka performuar në skenë, Beyonce është shfaqur me një veshje të artë dhe trasparente, me një kurorë në flokët e ndriçuar duke marrë të gjithë vëmendjen në skenë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: