Mbretëreshë e padiskutuar e pop-it, artiste e shumëvlerësuar, e renditur në dhjetëshen e grave më të pasura në botë dhe tani edhe një minierë ari në rrjetet sociale.

Beyonce është në fakt sipas “D’Marie Analytics”, shoqëri që bën statistika në mediat sociale , personi më me influencë në Instagram. Çdo postim i saj vlen më shumë se një milion dollarë.

Të shumtë faktorët që e bëjnë të jetë mbretëresha e vërtetë në rrjetet sociale , me vlerën më të madhe ekonomike të pranishme në rrjetet sociale, edhe pse është në vendin e 22 të klasifikimit të personave më të ndjekur në WEB ( 1417 postime dhe më shumë se 98 milionë ndjekës).

“Fakti që publikon pak gjëra, por ekskluzive dhe shumë të kuruara e bën të çmendet publikun e saj”, tha Frank Spadafora drejtor i D’Marie.

Popullariteti i këngëtares u vu në dukje në fillim të vitit, kur përmes Instagramit lajmëroi se ishte shtatzënë me dy binjakë. Postimi arriti 6 milionë e 335 mijë ‘like’ në tetë orët e para , duke thyer rekordin e mëparshëm të postimit më popullor të sitit dhe duke e bërë postimin më të klikuar ndonjëherë në Instagram.

Gjithmonë shumë aktive në Instagram disa ditë më parë ‘preku’ fansat e saj me një video dhe një postim dedikuar bashkëshortit të saj Jay Z me rastin e përvjetorit të nëntë të martesës. Në video, është kënga e saj në 2015 “Die With You” në versionin akustik me piano e zë, ku duken imazhet e çiftit në jaht, në avion privat dhe në shtëpi duke pirë cigare.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: