Beyoncé vazhdon të mbajë të lartë interesin mbi shtatzëninë e saj. Pas fotove nudo, fustanit të gjatë jeshil dhe fotove me vajzën e bashkëshortin, tani këngëtarja e famshme ka dashur të zbulojë gjininë e binjakëve të saj, me një detaj, që nuk i ka shpëtuar fansave.

Në disa foto të postuara, ylli i pop-it shfaqet me një fustan të shkurtër kadifeje të zi, por këtë herë format bombastike kalojnë në plan të dytë, duke pasur parasysh vëthët. Modelet e vëna nga Beyonce janë zgjedhur nga këngëtarja për videon If I Were a Boy, e 2008, ku Bey interpreton një police, që shqetësohet më shumë për punën dhe kolegët sesa për të fejuarin e saj. Ky i fundit shumë i dashuruar me të, kërkon online vëthë për ti dhuruar asaj.

Beyoncé nuk është nga ato artiste që riciklon veshje dhe aksesorë, përse vallë ka vendosur të nxjerrë nga kasaforta këto veth të vjetër të dhjetë viteve më parë?

Titulli i këngës ndoshta po na tregon se Beyonce pret binjakë meshkuj. Duke parë sesa ‘like’ ka marrë 35 vjeçarja me siguri s’do vonojë tu zbulojë fansave gjininë e bebeve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: