SHBA-Kënga verore e Shakirës dhe Carlos Vives ‘Biçikleta’ ka marrë dy çmimet më të rëndësishme në Grammy latin 2016, si kënga më e mirë dhe regjistrimi më i mirë i vitit.

Në ceremoninë e mbajtur dje në mbrëmje në T-Mobile Arena në Las Vegas, fitues të tjerë kanë qenë, Manuel Medrano, si Best New Artist, J Balvin, albumi më i mirë urban me Energia dhe këngëtari Juan Gabriel, që është ndarë nga jeta kohët e fundit, si albumi më i mirë pop tradicional i vitit, me diskun Los Duo.

Enrique Iglesias ka marrë çmimin si regjistrimi më i mirë i vitit me Duele el corazon në duet me Wisin.

Mes fituesve edhe argjentinasi Los Fabulosos Cadillacs, fitues i çmimit albumi më i mirë rock me La salvación de Solo y Juan.

Pa çmim kanë mbetur Andrea Bocelli që ishte kandidat për albumin më të mirë të vitit dhe Laura Pausini kandidate për regjistrimin më të mirë të vitit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb