LEZHE – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës.
Me datë 26.07.2017, rreth orës 17:40 , është marrë njoftim se në fshatin  Gjadër,  në rrugën rurale Gjadër – Zojs , te Vendi i quajtur ‘Ura e Gjadrit ‘ , një ciklomotorr ka rënë në lumin Gjadër.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi V.L. 70 vjeç, banues në Krajen – Lezhë , duke udhëtuar me një ciklomotorr , ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumin Gjader.

Bashkë me shtetasin V.L. ,  në ciklomotorr, ka qenë edhe mbesa e tij,  shtetasja R.P. 16 vjeçe , e cila është nxjerrë  menjëherë nga lumi , dhe  është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet policore, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikse dhe banorët e fshatit , u  bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit V.L. rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb